Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se janë ndarë 20 milionë euro për mbrojtjen e të akuzuarve në Gjykatën Speciale. Selimi përmes një konference për media, tha se të akuzuarit të cilët ndodhen në Hagë, do të ndihmohen nga Ministria e Drejtësisë me 20 milionë euro.
Ai tha se buxheti është caktuar dhe se është detyrë e shtetit ku e obligon edhe ligji. “E kemi buxhetin e caktuar, është një detyrë e jona që na obligon ligji, ne kemi 7 milion euro të cilat janë ndarë gjatë dhe 13 milionë tjera, krejt janë 20 milionë euro të cilat do të shfrytëzohen për mbrojtjen e të akuzuarve në Speciale”, tha Selimi para mediave.









