Ministria e jashtme e Federatës Ruse sot përmes një kumtese zyrtare të lëshuar për media ka folur mbi situatën politike dhe krizën që mbizotëron pas zgjedhjeve në Maqedoni, informon Zhurnal, derisa në kumtesë thuhen akuza ndaj perendimit se nëpërmjet slloganeve pseudodemokratike tenton që të prishë vullnetin e popullit të shprehur në zgjedhjet e 11 dhjetorit dhe se perendimi po bën trysni të madhe ndaj BDI-së që të përcaktojë partnerin e koalicionit nga blloku maqedonas për në qeveri.
“Themi se ka një thellim të rëndë të krizës politike në Republikën e Maqedonisë dhe e gjithë kjo po bëhet qartë se nxitën artificialisht zgjedhje të parakohëshme parlamentare më 11 dhjetor dhe nuk bënë zgjidhje të situatës, duket se kjo po bëhet në parulla pseudodemokratike të ndikuara nga jashtë tek forcat politike në Maqedoni, dhe e gjithë kjo për të larë hesapet me politikanët e padëshiruar perendimorë në Maqedoni, në kundërshtim me reformat dhe fuqinë e shprehur të qytetarëve në favor të koalicionit të drejtuar nga Nikolla Gruevski.
Me interes të madh është fakti i fitimit të besimit multietnik në Maqedoni e cila solli konflikte të ashpra më herët mirëpo këto situata të ndikuara nga jashtë edhe për zgjedhjen e partnerit të koalicionit në bllokun maqedonas si bazë e ndikuar nga jashtë do të sjellë situatë të re dhe do të prishë stabilitetin e brishtë në Ballkan e më gjerë, kështu thuhet mes tjerave në kumtesën e lëshuar nga MPJ ruse.