Katër ushtarë komando u arratisën dy javë më parë në Londër, ndërkohë që lajmi deri më tani ishte mbajtur i fshehur për median dhe publikun në Shqipëri.
Pasditen e sotme, Albeu.com raportoi për dezertimin e katër pjestarëve të forcave elitë të ushtrisë shqiptare, ndërkohë që burime zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes kanë bërë një shpjegim të shkurtër sëfundmi duke thënë se nuk kanë fshehur asgjë, por ccështjen ia kanë referuar prokurorisë.
Katër komandot shqiptare nuk u rikthyen në bazën e tyre në Londër më datë 27 tetor ku kishin shkuar për trajnim.
Pasi nuk kanë konstatur prezencën e tyre në bazë, policia lokale ka filluar kërkimin, ndërkohë që kanë nisur hetimet edhe në Shqipëri. /albeu.com/










