Ministria fillon ankandin, shet veturat për 300 euro

Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, ka hapur ankand publik.

Në këtë ankand kjo Agjenci pritet të shesë tre vetura, të cilat nuk kalojnë shumën fillestare mbi 300 euro, tri orë dore dhe një telefon që nuk kalojnë shumën mbi 50 euro, shkruan Magazina.al.

Për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e këtij ankandi, Ministria ka njoftuar se afati vlen deri më 13 shkurt.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu