Ministri i Jashtëm i Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu ka bër sot një deklaratë provokative duke thënë: ” Kultura shqiptare është pjesë e kulturës turke, ashtu sikurse kultura turke është pjesë e kulturës shqiptare”.
Ministri i Jashtëm i Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka vizituar sot Shqipërinë në kuadër të ceremonisë së ndarjes së Çmimeve “Mehmet Akif Ersoy” në Shkencë dhe Art, ku ministri Çavuşoğlu është nderuar me çmimin “Doctor Honoris Causa”, ndërsa në ceremoni ishte i pranishëm edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, raporton (AA).
Kultura shqiptare nuk ka të bëj aspak me kulturën turke. Shqiptarët janë popull europian dhe i përkasin Europës.
Ministri turk thotë se “në Turqi jetojnë miliona shtetas që janë më origjinë shqiptare” por këta miliona shqiptarë nuk njihen si pakicë kombetare, nuk kanë shkolla në gjuhën shqipe dhe iu janën nënshtru politikave asimiluese duke iu tjetërsuar atye emrat dhe mbiemrat.










