Ministritë që do ti drejtojë LSDM dhe partitë e koalicionit “Mundemi”

Pas shpalljes së marrëveshjes për koalicionin qeveritar në Maqedoninë e Veriut janë mësuar dikasteret ministrore që do të drejtoj Bashkimi Demokratik, por edhe të LSDM të udhëhequr nga Zoran Zaev, i cili do të jetë edhe kryeministër.

LSDM dhe partitë e koalicionit të përbashkët “Mundemi” do të udhëheq me këto resore ministrore:

zv/kryeministër për eurointegrime

zv/kryeministër për cështje ekonomike

Ministrinë e Drejtësisë,

Ministrinë e Brendshme,

Ministrinë e Mbrojtjes,

Ministrinë e Arsimit,

Ministrinë e Shëndetësisë,

Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve,

Ministrinë e Pushtetit Lokal (PLD)

Ministrinë e Kulturës (parti e koalicionit)

Ministrinë e Punëve dhe Politikave Sociale

Ministrinë e Bujqësisë (Lëvizja BESA)

Tanimë dihen edhe dikasteret ministrre që i takojnë Bashkimit Demokratik:

Ministrinë e Punëve të Jashtme

Ministrinë e Financave

Zëvendës Kryeministër i parë dhe Ministër për sistem politik

Ministrinë e Shoqërisë Informative dhe Administratës

Ministrinë i Ekonomisë

Ministrinë e Ambientit Jetësor

si dhe postin e Kryeministrit në 100 ditëshin e fundit të Qeverisë 2020-2024

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev dhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti pas disa ditëve të negociatave shpallën marrëveshjen për bashkëqeverisje, që sipas tyre do të jetë me mandat katërvjecar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu