Anglia po fiton 1-0 në përballjen ndaj Italisë për finalen e madhe të Kampionatit Europian. Janë zhvilluar 30 minuta lojë dhe përfaqësuesja e “Tre Luanëve” është më dominuese duke kërkuar edhe golin e dytë. Ishte mbrojtësi Luke Shaw i cili shkundi rrjetën duke finalizuar aksionin e bukur të “Tre Luanëve”.
20′ Italia kërkon të ushtrojë presion në gjysmëfushën e Anglisë, por ende asnjë rast i rrezikshëm në portën e Pikford.
14′ Start fantastik i Anglisë që ushtron presion të vazhdueshëm në zonën e Italisë.
7′ Goditje dënimi për Italinë, provon Lorenco Insinje, por tentativa e futbollistit të Napolit, shkon mbi kuadrat.
3′ GOOOOOL ANGLIA 0-1/ Zhbllokohet finalja, “3 Luanët” kalojnë në avantazh me Luk Shou që realizon një gol mjaft të bukur me të majtën, pas asistit të Tripier.
2′ Italia fiton goditjen e parë nga këndi, por largojnë futbollistët anglezë.
1′ Starton sfida në “Uembli”









