Kuvendi miratoi me procedurë të shkurtër edhe tre propozim-ligjet që dolën nga takimi i liderëve. Deputetët e shumicës dhe opozitës bashkërisht votuan edhe propozim ndryshimet e Kodit Zgjedhor, Propozim ligjin për financimin e partive politike dhe propozim ligjin për Qeveri teknike.
Me këtë, u mbyllën edhe katër çështjet të cilat dolën si rezultat i marrëveshjeve nga takimet e fundit të liderëve politik. M. Ismaili /SHENJA/