Mitsotakis, mesazh Minoritetit: Mos e lini Shqipërinë

Me Piro Dhimën në krah, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis e nisi vizitën e tij në jug nga Himara e diskutueshme etnikisht e Bregut, ku prit me flamuj dhe parulla greke.

“Faleminderit që mbajtët flakën e helenizmit dhe të ortodoksisë në vite shumë të vështira. Në personin tim, pakica kombëtare greke do të ketë një mik dhe përkrahës në kërkesat tuaja të drejta. Ju që zgjodhët të qëndroni këtu, jeni një urë miqësie dhe bashkëpunimi midis Greqisë dhe Shqipërisë, dhe dijeni që unë personalisht kam qenë, jam dhe do të mbetem mbështetës i perspektivës evropiane të Shqipërisë. Detyrimi i Shqipërisë është të respektojë plotësisht të drejtat tuaja, pavarësisht nëse i referohemi të drejtës për vetëvendosje, ose të drejtës që fëmijët dhe nipërit tuaj të mësojnë gjuhën greke në të gjitha nivelet, ose nëse i referohemi çështjes kritike të te drejtat e pronës”, tha shefi i qeverisë greke.

Kryeministri vazhdoi duke thënë se “Greqia jonë është tani një vend më i fortë dhe në zhvillim dhe sa më mirë të shkojë aq më mirë do të jenë gjërat për ju”.

Por më rëndësishëm, Mitsotakis përcolli mesazhin e qëndrimit në Shqipëri të minoritarëve, vijimit të jetës këtu e jo me patjetër në Greqi, pasi zonat e pakicës greke gati po shuhen, duke mbetur vetëm moshat e treta, të cilat dhe ato ikin dita ditës duke ndërruar jetë, nganjëherë dhe në vetmi trishtuese, siç e ëma e Piro Dhimës.

“Kur pashë fëmijët e vegjël që nga kopshti deri në gjimnaz që mësonin greqisht. Është brezi i ardhshëm që duhet të qëndrojë në vend. Dhe ne do të kontribuojmë për këtë. Greqia po rritet dhe po forcohet”, tha kryeministri grek, duke u ndalur dhe te Piro Dhima. “Kam kënaqësinë e madhe të jem i shoqëruar me një nga njerezit tuaj, i cili ngriti në këmbë gjithë Greqinë, të gjithë qanim me sukseset e tij dhe jam i sigurt që ndjen një emocion të veçantë që u kthye në vendin e tij.

Piro, faleminderit për atë që bëtë për Greqinë dhe për bashkëqytetarët tuaj”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu