Mizore, sulmet ajrore izraelite i marrin jetën nënës shtatzënë dhe vajzës së saj

Izraeli nisi sërish sulmet ajrore duke bombarduar në kufirin me Gazën, pasi dhjetëra raketa janë lëshuar në territorin izraelit nga Hamasi.

Të paktën 3 persona kanë mbetur të vrarë, mes të cilëve një grua shtatzënë dhe foshnja e saj 18 muajshe.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza tha se gruaja shtatzënë ishte një 23-vjeçare, ndërsa mbeti i plagosur edhe bashkëshorti i saj. Po ashtu, mbeti i vrarë edhe një militant i Hamasit, e 12 persona të tjerë u plagosën.

Ende nga Izraeli nuk ka pasur një koment mbi viktimat e shkaktuara si pasojë e sulmeve të tyre.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftoi se gjithçka nisi pasi u qëllua një automjet i policisë të mërkurën në Gaza.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu