Mjekja me apel: “Unë e di sa vuan pacienti në luftën mes jetës e vdekjes, zgjidh ti tani”

Mjekja reanimatore, Albana Myftiu, ka bërë një apel të fortë për rëndësinë e të qëndruarit në shtëpi gjatë kësaj periudhe, teksa sqaron se koronavirusi ka lehtësi të madhe në përhapje.

“Unë e di mirë sa vuan një pacient në luftën mes jetës e vdekjes, zgjidh ti tani!”, shkruan Myftiu.

Postimi i Myftiut:

“CORONAVIRUS
PËRSE DUHET TË QËNDRONI NË SHTËPI!

JO për vdekshmërinë që paraqet (2-3%)
POR PËR LEHTËSINË E MADHE NË PËRHAPJE!

ZGJIDH TI TANI:
Të dalësh jashtë sot e të infektohesh apo të infektosh të tjerët dhe te vuash, apo të qëndrosh në shtëpi e të dalësh pas disa javësh e të luash përsëri domino me shokët!

Unë jam reanimatore dhe e di mirë sa vuan një pacient në reanimacion, në luftën midis jetës e vdekjes!
#uneqendrojneshtepi” -përfundon mjekja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu