Mjeku kumanovar Ilir Hasani që u përkujdes gjatë gjithë natës me ekipin e tij në repartin e traumotologjisë në Klinikën e Shkupit theksoi se gjendja shëndetësore e deputetit Ziadin Sela është stabile dhe po vazhdon trajtimi i tij mjekësor.
“Gjendja e Selës është stabile, komunikon, ka disa lëndime në kokë, është në kujdesin e mjekëve specialist vazhdimisht, nuk është për tu alarmuar, presim përmirsimin e tij” theksoi specialisti i traumotologjisë, Ilir Hasani, që është një nga traumatologët më të mirë në Maqedoni./ina