Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Fedderica Mogherini po e vijon sot në Kosovë turin e saj në Ballkan duke takuar drejtues të lartë të shtetit.
Pas takimit me Presidentin Hashim Thaçi, ajo u prit edhe nga kryeparlamentari Kadri Veseli.
Më pas, Mogherini do të takojë kryeministrin Isa Mustafa dhe udhëheqësit e partive politike.
Pas takimit me Mustafën, do të ketë edhe një deklarim për media, rreth orës 10:35.
Ndërsa më pas pritet që Mogherini të vizitojë edhe qytetin e Mitrovicës.










