Mogherini: Nuk kam nevojë të bërtas, Demarkacionin ose s’ka liberalizim vizash

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Frederica Mogherini, ka shfrytëzuar konferencën për media nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, për të dhënë një qëndrim që nuk ndryshon, teksa ka folur, për kushtin e vetëm që Kosova e ka për t’i liberalizuar vizat.

Madje ka potencuar faktin se nuk ka nevojë të bëhet më shumë e qartë që të kuptohet se BE-ja e ka seriozisht kur thotë se pa miratimin e demarkacionit nuk ka liberalizim vizash.

“Dëshiroj të ju them shumë qartë, dhe nuk kam nevojë të bërtas që të dëgjohet pasi ka edhe shumë media që e përçojnë këtë mesazh, se miratimi i demarkacionit është kushti i vetëm për liberalizim vizash”, ka thënë Mogherini në një konferencë për media, pas takimeve që ka pasur me presidentin, kryetarin e Kuvendit dhe kryeministrin.

Ajo ka thënë se kanë qenë dy kushte që ky proces të liberalizohet, dhe njëri nga ta, luftimi i korrupsionit është arritur. /Insajderi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu