Federica Mogherini, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, organizoi një takim të dialogut të lartë me presidentët, Hashim Thaçi i Kosovës dhe Aleksandar Vuçiq i Serbisë.
“Përfaqësuesja e Lartë dhe dy Presidentët rishikuan progresin e arritur në diskutimet mbi kornizën e një marrëveshjeje ligjërisht obliguese në normalizim e plotë të marrëdhënieve mes dy palëve. Ata u pajtuan që të ritakohen pas disa javësh për të vazhduar punën e tyre”, thuhet në komunikatën e zyrës së Mogherinit.