Moment i frikshëm: Një i dehur shtrihet poshtë binarëve hekurudhorë dhe më pas treni kalon mbi të (VIDEO)

Janë publikuar disa pamje shokuese të cilat zbulojnë momentin kur një i dehur, i cili i ishte “afruar” vdekjes, kur ai u shtri në binarët e hekurudhës.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për Derek Acton, 44 vjeç, i cili ishte vetëm sekonda larg nga goditja e një treni, gjatë lëvizjeve të tij, si i dehur, në stacionin e Harlow Mill, Essex.

Në video, të publikuar nga British Transport Police, Acton është filmuar ulur në buzë të platformës me këmbët e tij varura.

Ai pastaj zbret mbi binarët e hekurudhës dhe ecën në mënyrë të pandërprerë.

Pastaj siç nuk do të donim të shihnim, ai është shtrirë në binarë disa momente para se të kalojë një tren, mbi të.

Mjekët dhe policia u thirrën në vendin e ngjarjes, por Acton – nga Harrow, në veri-perëndim të Londrës kishte një shpëtim që do të mund të quhej lirisht, një mrekulli. /Telegrafi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu