Autori që kreu sulmin me kamion në Tregun e Krishtlindjeve në Berlin, i cili la të vdekur në vend 12 persona dhe plagosur 48 të tjerë, është një azilkërkues pakistanez i cili ndodhet në Gjermani për vetëm pak muaj.
Mediet vendase shkruajnë 23-vjeçari i maskuar i identifikuar se Naved B, që hyri në Gjermani me emër fals mbrëmjen e Vitit të Ri 2015, fiku dritat e kamionit përpara se të hipte në trotuar me shpejtësi 64 km/h dhe të përplaste turmën e njëerëzve që shijonin ditët e festave pas pune.
Automjeti i ngarkuar me tra çeliku u fut mes stendave rreth orës 7 të pasdites në sheshin Breitscheidplatz, pranë Kishës Memoriale Kaiser Vilhelm në një nga zonat kryesore tregtare të kryeqytetit gjerman.
Dëshmitarët thanë se viktimat u panë duke fluturuar në ajër pas përplasjes nga kamioni.
Policia arriti ta kapte atentatori të gjallë pranë një kopshti zoologjik pasi një dëshmitar në tregun e Krishtlindjeve e ndoqi hap pas hapi në këmbë ndërkohë që informonte sekondë pas sekonde policinë në telefon.
I ashtuquajturi “Naved B” ndodhet sot në rajonin e policisë në Berlin.
Ai është i njohur edhe më parë për policinë pasi ka kryer disa krime të vogla.