Momenti kur del i gjallë nga rrënojat pasagjeri i avionit “Air India”, pamjet që po qarkullojnë me shpejtësi (VIDEO)

Një video që po shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale tregon momentin e jashtëzakonshëm kur i mbijetuari i vetëm nga përplasja e avionit “Air India” del i gjallë nga rrënojat.

Pamjet tregojnë 40-vjeçarin Vishwash Kumar Ramesh, i cili shihet duke lëvizur në këmbë, teksa drejtohet vetë në drejtim të ambulancës, i ndihmuar nga ekipet e shpëtimit. Ai duket i tronditur, por në gjendje të vetëdijshme dhe i aftë të ecë.

Videoja ka ngjallur reagime të shumta, duke u bërë simboli i vetëm i mbijetesës në një tragjedi ku u raportua se të gjitha 244 personat në bord kishin humbur jetën.

Ramesh aktualisht ndodhet në Spitalin Civil të Asarwa-s, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Autoritetet kanë konfirmuar autenticitetin e videos, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në aksidentin ajror të mëngjesit të sotëm në Ahmedabad.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu