Momenti kur erërat e forta përmbysin një kamion në autostradën e Teksasit (VIDEO)

Një video që qarkullon në internet orët e fundit tregon momentin kur erërat e forta përmbysin një kamion në lëvizje në një autostradë pranë Dumas, në shtetin e Teksasit, në Shtetet e Bashkuara.

Incidenti ndodhi në rajonin Panhandle dhe rezultoi në ndërprerjen e trafikut për disa orë.

Sipas informacioneve, incidenti ndodhi në mesditë, kur erërat arritën shpejtësinë 70 kilometra në orë dhe “goditën” rimorkion e kamionit . Erërat e forta “e ngritën” rimorkion nga rruga, duke bërë që i gjithë automjeti të rrëshqiste dhe të përmbysej anash.

Pamjet e postuara në mediat sociale tregojnë sekuencën e ngjarjes. Rimorkioja fillimisht shihet duke u lëkundur pak përpara se erërat ta ngrenë, duke e zvarritur traktorin në të djathtë. Disa sekonda më vonë, kamioni përmbyset plotësisht dhe ndalet në rrugë.

Dy personat që udhëtonin arritën të dilnin nga automjeti përmes dritares së shoferit. Ende nuk janë dhënë detaje rreth gjendjes së tyre dhe nëse kanë pësuar lëndime.

Po atë ditë, një kamion tjetër u përmbys në zonë, ndërsa një automjet bujqësor që tërhiqte një rimorkio u përmbys në rrugë, duke plagosur shoferin, kanë thënë autoritetet lokale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu