Momenti kur Trump nuk gjen veturën e tij që e kishte para syve

Presidenti i SHBA’së Donald Trump dukej shumë i hutuar pasi doli nga aeroplani presidencial. Ai nuk e shihte para aeroplanit veturën e blinduar që e kishte fare afër.

Pasi mori drejtimin e gabuar, sigurimi u detyrua t’ia tregonte drejtimin nga duhej të shkonte.

Momenti i kapur nga kamerat televizive bëri bujë të madhe në rrjetet sociale. Madje disa dyshojnë edhe në shëndetin mendor të Presidentit, pasi që edhe është 71 vjeç.

Trump po përballet me kritika të ashpra ndaj politikave dhe mënyrës së tij të qeverisjes dhe komunikimit me publikun, ndërsa qeveria e tij nuk po arrin të zbatojë ato që kishte premtuar gjatë fushatës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu