Ka qenë një moment i çuditshëm gjatë gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve kur ylli i Paris Saint-Germain, Marco Verratti i ka thënë në spanjisht trajnerit të Manchester Cityt, Pep Guardiola, ‘të hesht’.
Incidenti ndodhi gjatë ndeshjes së parë në Parc des Princes mbrëmjen e së mërkurës, me PSG që kryesonte 1-0 në atë kohë.
Me ndeshjet e luajtura pas dyerve të mbyllura, mikrofonat në anën e fushës incizuan Verrattin duke bërtitur diçka në spanjisht.
Komentuesit e mediumit Sky Sport Italia vunë në dukje se Verratti i tha Guardiolas: “Çfarë doni? Hesht!”.
Besohet se fjalët e italianit erdhën pasi trajneri i Manchester Cityt, Guardiola, sapo i kishte kërkuar gjyqtarit ta ndëshkonte Verrattin për një ndërhyrje.
Kjo ndoshta nuk ishte e nevojshme, duke parë që Guardiola flet italisht falë kohës së tij si lojtar për Romën dhe Brescian.
Brilliant!
Verratti turning to Guardiola who asks yellow card for him and shouting to him Spanish: “What are you looking for?! Shut up!”— Tancredi Palmeri (@tancredipalmeri) April 28, 2021









