Monika Kryemadhi kërcënon me Kanun Ramën: Jemi në gjak

“Sot Edi Rama ka hyrë në gjak me rininë shqiptare. Deri sa të mbarojë fryma ime ai nuk do të pijë kafe asnjëherë i qetë dhe nuk do të shëtisë asnjëherë i qetë në rrugët e Tiranës. Ne nuk do të ndalemi, me këto vajza të reja dhe ata djem të rinj nuk do t’i ndahemi atij deri sa të çlirojmë Shqipërinë dhe rininë shqiptare nga kthetrat e drogës dhe krimit të organizuar”, ka deklaruar Kryemadhi nga foltorja e LSI-së.

Kështu e ka nisur me kërcënime dhe e revoltuar deklaratën Monika Kryemadhi ndërsa ka theksuar se Rama urdhëroi arrestimin e 8 studenteve.

“Paligjshmëria filloi qëkur garda hyri në sallë pa urdhrin e kreut të parlamenti por vetëm me një shenjë të km, gjë që është e kundraligjshme.

Hyrja e gardës shkelje e ligji dhe tregon që çdo ditë e më tepër në Shqipëri po instalohet një juntë.

Sot përpara mediave nuk jam prezent për t’i përsëritur shqiptarëve atë që ndodhi por për një fakt tjetër në vazhdën e imoralitetit, të papërgjegjshmërisë e sjelljes kriminale të Edi Ramës që urdhëroi arrestimin e 8 vajzave të reja, që rrugës për në Bruksel i kishin dalë me një parullë për t’i bërë thirrje që të iki dhe të mos kthehet më”, deklaroi Kryemadhi. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu