“I morëm Shqipërisë 12 milje det”, Bushati nuk mohon deklaratën e Kotziasit (VIDEO)

Ministri për Europën Ditmir Bushati është duke dhënë një intervistë në “Opinion” tani duke treguar për herë të parë pikat e marrëveshjeve me Greqinë, të cilat janë mbajtur sekret deri më tani nga pala shqiptare.

Por, ndryshe janë sjellur grekët. Kotzias ka deklaruar mbrëmë se Shqipëria ka pranuar zgjerimin me 12 milje të hapësirës territoriale të Greqisë.

Fevziu e ka pyetur disa herë Bushatin nëse e konfirmon apo jo këtë pretendim të Kotziasit, por ministri nuk e ka mohuar atë duke thënë se marrëveshja aktuale do të jetë më e mirë se ajo e bërë në vitin 2009″>2009.

“Ne po bëjmë një marrëveshje më të mirë se ajo e 2009″>2009. Ajo e 2009″>2009 ishte sipas barazlargësisë, kurse kjo tani do të bëhet sipas barazlargësisë të agjustuar”, tha Bushati.

Ai konfirmoi gjithashtu rishikimin e testeve, ndërsa tha se me grekët po diskutohet edhe njohja e patentave shqiptare dhe kontributeve të shqiptarëve në Greqi. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu