Mori vëmendje me paraqitjen në natën e parë të Festivalit të RTSH-së, Arbana Osmani shfaqet me veshje mbi pesë mijë euro?

Të hënën (19 dhjetor) nisi edicioni i 61-të i Festivalit të Këngës në RTSh. Udhëtimi i katër netëve magjike të këtij eventi filloi në prezantimin e Arbana Osmanit. Përveç performancave nga artistë të njohur, mbrëmja pati edhe disa momente të tjera të veçanta.

Ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte veshja e moderatores, e cila dukej e mahnitshme dhe me shumë klas. Edhe pse nuk ka shumë kohë që kur Arbana solli në jetë vajzën e saj, duke u bërë nënë për herë të tretë, 39-vjeçarja dukej me plot sharm tërësisht në rozë.

Fustani, që Osmani zgjodhi për natën e parë, është i markës Valentino që kushton 4500 dollarë apo mbi 4200 euro.

Getat po ashtu rozë shoqëruar me fustanin ishin të po të njëjtës firmë dhe kushtonin 300 dollarë, afro 300 euro. Sa i përket këpucëve, Arbana zgjodhi sërish markën e njohur Valentino ,të cilat kushtojnë 1200 dollarë apo 1100 euro.

Krahas kësaj, Arbana tani do të jetë sërish prezantuese e edicionit të dytë të Big Brother VIP.




PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu