Rreth përplasjes së Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe maxhorancës për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar juristja e njohur Eni Çobani.
Ajo ka deklaruar se Prokuroria kishte të drejtë por nuk mjaftuan provat për të bindur maxhorancën.
Ndër të tjera ajo ka kritikuar edhe pjesën e maxhorancës në komision ku sipas saj gabuan pasi ose duhet të refuzonin plotësisht ose të pranonin kërkesën e Prokurorisë.
“Në vendimin e saj mazhoranca bëri një gabim. Ose duhet ta kishte dhënë lejë plotësisht, ose ta kishte refuzuar plotësisht.
Nuk mund të ketë edhe leje për hetim dhe kontroll banese dhe kundërshtim të prokurorisë për arrestim” tha Çobani. /albeu










