“Mos i dil më përpara vajzës tonë!” Flasin të afërmit: Çfarë tha Ariela për Aldosenin

E veshur me fustanin e nusërisë dhe me arkivolin e bardhë, Ariela është përcjellë drejt banesës së fundit.

Ajo u përcoll mes lotësh jo vetëm nga familjarë, por edhe shumë miq e mësues.

Edhe pse nuk është ende e qartë marrëdhënia mes Arielës dhe djaloshit që i mori jetën, Aldosen Belulaj, të afërm të vajzës kanë thënë i ka kërkuar edhe familjes së saj që të fejohej me vajzën e tyre.

Por familjarët e viktimës kanë thënë se vajza ishte ajo që vendoste, dhe se nëse ajo nuk e donte djalin, ata nuk mund të vendosnin për të.

Por Aldoseni ka kërkuar kohë që t’i mbushë mendjen Arielës, duke e takuar disa herë në Tiranë, në fakultetin ku ajo studionte.

Madje, kushërirat e saj shprehen për “Panorama” se djali e ka bezdisur disa ditë radhë duke i kërkuar me ngulm që të pranonte fejesën me të.

Ato bëjnë të ditur se:

E ndjerë e shqetësuar nga këmbëngulja e tij dhe nën presion psikologjik, vajza u ka thënë familjarëve se duhej ta bindnin që të mos i sillte shqetësime.
Kjo bëri që familjarët ta kërkonin djalin dhe t’i përcillnin edhe qëndrimin përfundimtar duke i thënë se duhej të mos i dilte më përpara vajzës së tyre”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu