Mos guxo t’i rritësh moshën një femre se ja çfarë mund tu ndodhë (VIDEO)

Një video amatore në një lokal në Essex të Britanisë, ka filmuar një debat mes një femre rreth të 30-ve dhe një 20-vjeçari, debat që degjeneroi më pas në konflikt fizik mes tyre.

Nga sa dallohet nga videoja debati ka nisur pasi një mik i 20-vjeçarit, i cili po festonte ditëlindjen, e ka pyetur se sa vjeç i dukej vajza bionde që mendohet se është rreth të 30-ve.

“Rreth 60-të”, u shpreh ai, përgjigje e cila nuk i pëlqeu aspak asaj dhe në këtë moment ajo është afruar duke ofenduar djaloshin, ky i fundit i ka hedhur patatinat në fytyrë duke nisur kështu edhe një konfrontim fizik mes tyre, por falë ndërhyrjes së miqve të të dyja palëve gjithçka u zgjidh shpejt. /tch


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu