“Mos na krahaso me botën, rrogat i kemi skandal!” Premtimi i Ramës: Ja sa do i kemi rrogat vitin tjetër

Përveç krizës energjetike dhe rritjes së çmimeve, kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur qytetarëve edhe për pagat.

Një qytetare i kërkon kryeministrit që të mos krahasojë Shqipërinë me vendet e tjera, pasi rrogat në vendin tonë janë skandal krahasuar me çmimet. Ndërsa një tjetër thotë, se pavarësisht rritjes së çmimeve, pagat nuk po lëvizin.

Në përgjigjen e tij, Rama tha se rrogat ishin rritur vit pas viti, duke premtuar se deri në vitin tjetër synojnë të rrisin rrogën minimale deri në 320 mijë lekë të vjetra, për ta çuar 400 mijë lekë të vjetra deri në fund të mandatit..

Qytetarja: Nuk po shohim rritje rrogash siç e keni premtuar

Edi Rama: Rrogat rriten kur bëhen buxhetet, do të rriten vit pas viti që deri vitin tjetër do të shkojë në 320 mijë lekë dhe do të bëjmë çmos që deri në përfundimin e mandatit tonë të shkojnë në 400 mijë lekë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu