“Mos u kruani, do sulmojmë!”, Greqia i përgjigjet Turqisë: I keni vetëm fjalë

Zëdhënësi i qeverisë greke Yannis Oikonomou kërkoi nga qeveria turke që të tërhiqej nga kërcënimet për luftë. Në një konferencë për shtyp pak më parë, zyrtari grek theksoi se qeveria e Erdoganit po përpiqej që të krijonte një realitet të ri përmes shpikjes së ngjarjeve historike.

I ftoj ata që të heqin dorë nga retorika e luftës dhe të rikthehen te logjika. Besoj se këto që thonë janë vetëm fjalë përmes, të cilave duan të krijojnë një realitet që nuk ekziston”, tha ai.

Më herët, minsitri i Jashtëm i Turqisë Mevlut Çavusoglu tha se Greqia po “kruhej” dhe se ky ishte paralajmërimi i fundit.

Çfarë tha Çavusoglu:

“Nëse i futesh një aventurë në emër të të tjerëve, pasojat do t’i vuash sot si në të kaluarën. Ky është një paralajmërim për fqinjin tonë Greqinë. Ushtria turke, e lodhur nga vitet e luftës, e ka kaluar me sukses këtë test të madh atëhere. Sot kushtet tona janë të ndryshme, por kemi të njëjtin besim të palëkundur.

Të gjithë duhet të vendosin se si do të sillen. Ne i themi veçanërisht Greqisë. Mos u bëni peng i të tjerëve. Mos vazhdoni të provokoni. Sepse cilësia e miqësisë turke njihet në lashtësi, ajo e armiqësisë është edhe më e fortë” – tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu