Moti sot

Temperaturat do të lëvizin nga 16 deri më 30 gradë celsius. Që nga orët e hershme të mëngjesit, sipas meteorologëve, në mbarë Maqedoninë, do të ketë mot me reshje të shiut, dhe gjendja jostabile e motit do të vazhdojë edhe sot, këtë herë, në pjesën lindore të vendit.

Mëngjesi i sotëm do të jetë me vranësira mesatare dhe me reshje të shiut në nivel lokal, por edhe me vetëtima në mbarë vendin.

Pasdite, moti jostabil do të lokalizohet, me kushte për reshje më të shpeshta në pjesën perëndimore të vendit ose më konkretisht në pjesën jugperëndimore.

Mbrëmja do të sjellë “qetësim” të atmosferës. Temperaturat në mbarë Maqedoninë do të lëvizin nga 15 deri më 31 gradë celsius.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu