Mourinho shpëton nga “harresa”: Trajneri i ri i Tottenham

Legjenda portugeze e pankinave europiane, Jose Mourinho, është trajneri i ri i Tottenham-it pas shkarkimit të Maricio Pochettino-s, njeriut që gjithsesi i dha jo pak famë klubit londinez, duke e çuar deri në finalen e Champions.

Mourinho ka nënshkruar një kontratë deri në fund të sezonit 2022/2023, duke u kthye kështu prej atje nga ku iku, në Premier League, 11 muaj pasi u shkarkua nga Manchester United.

“Jam i entuziazmuar që vij në një klub me aq shumë traditë dhe tifozë të shkëlqyeet. Unë u tërhoqa nga cilësia e ekipit dhe shkollës së të rinjve”, tha Mourinho në faqen e internetit të klubit.

Ky është i treti klub anglez që merr Mourinho, ku suksesin më të madh e ka arritur me Chelsea, duke qenë madje ai njeriu që e ngjiti këtë klub në majat e sukseseve europiane.

Në total, portugezi ka fituar 25 kupa dhe është një mbajtës rekord me katër titujt kampion aty ku ka punuar – tre me Chelsea në Angli, një me Realin në Spanjë, dy me Interin në Itali dhe dy me Porton në vendlindje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu