Mourinhos i humb durimi, Roma i vendos ultimatum Arsenalit për shitjen e Xhakës

Roma thuhet se ka vendosur ultimatum për blerjen e mesfushorit Granit Xhaka, pas raportimeve që Arsenal i ka ofruar kontratë të re lojtarit.Xhaka që afro një muaj është i lidhur me kalimin te Roma dhe disa herë ka ‘filtruar’ me skuadrën italiane.

Por, këtë javë, Arsenal ka befasuar të gjithë duke i ofruar shqiptarit kontratë të re, në rast që nuk ka largohet.

Sipas Corriere dello Sport, kjo ka zemëruar Romën që tani kanë vendosur ultimatum për blerjen e Xhakës.Arsenal kërkon rreth 21 milionë euro për Xhakën, derisa Roma ofron vetëm 18 milionë euro.

Ultimatumi i vendosur përfundon në datën 15 gusht dhe nëse deri atëherë nuk arrihet marrëveshja, Roma do shikojë alternativa të tjerë. Mesfushori i Dortmundit, Thomas Delaney është tjetër lojtar që pëlqehet nga tekniku portugez.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu