Mozzik bën thirrje që të bojkotohen produktet serbe: Mos e forconi armikun

Në Kosovë që një kohë ka nisur fushata e grupit të quajtur “Besa-besë”, e cila fton qytetarët që të bojkotojnë produktet serbe. Kjo iniciativë ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve për të zëvendësuar produktet serbe me ato vendore.

Nisma në fjalë është mbështetur edhe nga figura të njohura publike që njëherësh kanë bërë thirrje përmes rrjeteve sociale.

Së fundmi kësaj i është bashkuar edhe reperi nga Ferizaj, Gramoz Aliu, i njohur për publikun si Mozzik. Ai ka shpërndarë në InstaStory disa postime, ku u bën thirrje të gjithëve që t’i bojkotojnë produktet serbe.

Mos e forconi armikun”, ka shkruar artisti në një tjetër postim. Veç tjerash, me bojkotimin e produkteve të Serbisë dhe orientimin në ato vendore mund edhe të forcohet ekonomia e vendit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu