MPB ashpër hedh poshtë pretendimet e publikuara në disa media se sot policia ka ndaluar disa autobus dhe se ndonjë nga policët ka vënë armën tek ndonjë qytetarë, transmeton Zhurnal.mk
“Nuk ka aspak të vërtetë se ndonjë autobus me përkrahës të ndonjë partie politike është ndaluar dhe dërguar për kontrollë, bëjmë thirje që të gjithë ato që shpërndajnë dezinformata të tregojnë ndonjë dokument”, theksojnë nga MPB.
Gënjeshtër është se ndonjë pjesëtarë i MPB ka vënë armën në kokë personit M.J. Sot gjatë kryerjes së punëve të tij personi zyrtarë është munduar që të ndalojë një makinë të markës mercedes e cila pas urdhërit nuk është ndaluar e ku policia është dashur që të ndjek atë, e pas ndalesës policët kanë kërkuar t’i legjitimojnë dhe i kanë pyetur nëse kanë ndonjë gjë të ndaluar, njëri prej tyre ka pasur armë me leje. Më pas një tjetër makinë është ndaluar pranë ku një person me iniciale O/A ka nisur të ofendojë policët”, thuhet mes tjerave në demantin e MPB-së.










