Nga Ministria për Punë të Brendshme thonë se po hetojnë një rast të raportuar për kërcënime ndaj kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, përcjell TV21.Nga MPB thonë se kanë zhvilluar bisedë zyrtare me një 39-vjeçar, i cili ka deklaruar se nuk e ka kërcënuar Arsovksën, por është afruar për të xhiruar me telefon.
“Më 02.06.2025, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë realizuar bisedë zyrtare me S.A. (39) nga Shkupi, duke vepruar pas një kallëzimi të mëparshëm se më 01.06.2025, në bulevardin “Sllovenija”, përmes dritares së hapur të automjetit “Mercedes” me targa të Shkupit që ai e drejtonte, kishte drejtuar kërcënime ndaj D.A., kryetarja e Shkupit. Gjatë bisedës, ai e ka konfirmuar se ka kaluar me veturë në atë lokacion, por ka mohuar se ka drejtuar kërcënime. Gjithashtu, ka deklaruar se ka tentuar të bëjë një incizim me telefon, por nuk ka arritur ta realizojë. Për rastin është njoftuar prokurori publik dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB./tv21.tv