MPB-ja e Maqedonisë paralajmëron burgim për ish truprojen e Gruevskit

Ministria e Punëve të Brenshme të Maqedonisë ka paralajmëruar se ka ngritur kallëzim penal ndaj ish shefit të sigurimit të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, Dejan Mitrovski I njohur me nofkën “Urko” transmeton Zhurnal.mk

Urko kësaj radhe akuzohet për veprën penale, ”vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”.
Urko u përfshi në një aksident komunikacioni në lagjen Kisella Voda të Shkupit, ku vdiq një i ri 22 vjeçar nga Shkupi. Ai ngiste një motoçikletë dhe u godit nga automobili ”BMW”, i drejtuar nga Urko.

Dëshmitarët thonë se ish-shefi i sigurimit ka tentuar që të bëjë një kthim gjysëmrrethor në dy korsi. Sipas ligjit, ”vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion” janë të dënueshme nga 1 deri në 10 vjet burg.

Ndryshe, ish shefi i sigurimit të ish kryeministrit Nikolla Gruevski, u dyshua për vrasje të një të riut maqedonas Martin Neshkovski, mirëpo ky rast sipas përgjimeve telefonike të publikuara nga partia e LSDM-së, u mbulua nga ish ministresha e MPB-së Gordana Jankullovska. Pritet të shihet epilogu përfundimtarë se vallë a do të burgoset ky person?


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu