Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur padi penale kundër kryetarit të komunës së Berovës, përshkak keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Sipas MPB-së, ai pa vendime dhe pa leje ka shfrytëzuar veturën e komunës për nevojat e tij private, njofton Zhurnal.
Zyra e jashtme për kriminalistikë në Berovë, në bashkëpunim me Repartin për krim ekonomik pranë Sektorit për Punë të Brendshme – Shtip, deri tek Prokuroria Themelore Publike në Berovë ngriti padi penale kundër D.N (59) nga Berova përshkak dyshimeve se ka kryer vepër penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare”, njoftuan nga MPB.
Personi në fjalë, si person zyrtar i komunës së Berovës, në periudhën prej 1 korrik 2015 deri më 1 korrik të këtij viti, në disa raste e ka shfrytëzuar veturën e tij zyrtare për nevoja private, dhe atë pa vendimin organeve kompetente të komunës, si dhe pa ftesa për rrugëtim zyrtar jashtë vendit.
D.N gjithsej në 32 raste e ka shfrytëzuar veturën për nevojat e tij private duke e dëmtuar buxhetin e komunës për një shifër që ende nuk është vërtetuar./Zhurnal.mk








