MPB: Nuk është konstatuar vjedhje e rrymës në QTQ, prodhimi i kriptovalutave është legal

Me rastin e aksionit të sotëm në bodrumin e Qendrës Tregtare të Qytetit (QTQ), nga MPB-ja kanë dalë me një komunikatë zyrtare. Ata kanë sqaruar se pas denoncimit që kishin marrë nga një person me inicialet A.M rreth orës 14.45 në SPB-në e Shkupit, “se në magazinat e Qendrës Tregtare të Qytetit ka pasur makineri për prodhimin e kriptovalutave, ku persona të caktuar kanë vjedhur energjinë elektrike për të shfrytëzuar kapacitetin e nevojshëm të makinerive kompjuterike për prodhimin e kriptovalutave”, nga MPB-ja theksojnë se ata kanë dalë menjëherë në vendngjarje, por nuk kanë konstatuar një gjë të tillë dhe sipas njoftimit të tyre gërryerja e kriptovalutave nuk është ilegale në vendin tonë.

“Sot në orën 14.45 në SPB Shkup, personi me inicialet A.M. raportoi se në magazinat e GTC ishin vendosur makineri për gërryerjen e kriptomonedhave, dmth se për shkak të supozimit të tregtimit të kriptomonedhave në internet, persona të caktuar kishin vjedhur energjinë elektrike për të shërbyer kapacitetin e nevojshëm të makinerive të tyre kompjuterike të nevojshme për tregtimin e kriptomonedhave. Menjëherë në vendngjarje kanë dalë zyrtarët policorë ku kanë kryer intervista me zyrtarë të GTC-së dhe përfaqësues të EVN-së dhe kanë konstatuar se nuk ka pasur vjedhje e energjisë elektrike, pas së cilës është konstatuar se aty nuk ka elementë të një krimi të dënueshëm sipas Kodit Penal. Gërmimi i kriptomonedhave nuk është krim sipas Kodit Penal të RSM.”- thuhet në komunikatën e MPB-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu