Mrekulli në 10.000 metra: Foshnja lind në avion, udhëtarët me lot dhe duartrokitje!

Ajo që nisi si një fluturim rutinë nga Dakari drejt Romës, u shndërrua në një dramë të vërtetë me fund të lumtur – një foshnjë lindi në mes të fluturimit, në një lartësi prej rreth 10.000 metrash.

Avioni Airbus A321neo i kompanisë ITA Airways u ngrit me 155 pasagjerë, por u ul me një më shumë. Në fluturimin AZ855, në orët e para të mëngjesit, erdhi në jetë një foshnjë djalë që u pagëzua me emrin Mohamed Alessandro.

Komandanti i fluturimit, Alessandro Vannucci, deklaroi se ekuipazhi nuk kishte informacion se në avion ndodhej një grua shtatzënë në muajin e shtatë. Situata u bë dramatike kur pasagjeres i plasën ujërat dhe lindja filloi ndërsa avioni ndodhej mbi Saharanë Perëndimore.

Në momentet kritike, dy pasagjere – një mjeke dhe një infermiere – reaguan menjëherë dhe ndihmuan gjatë lindjes, ndërkohë që pilotët po shqyrtonin opsionet për ulje emergjente.

Për shkak të mungesës së aeroporteve të afërta, u mor vendimi që avioni të kthehej në Dakar, por foshnja nuk priti – ajo lindi para se avioni të aterronte. Në nder të pilotit, nëna i dha foshnjës emrin e dytë Alessandro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu