Muaji i shenjtë i Ramazanit! Besmitarët mysliman nisin agjërimin, hoxha Ahmed Kalaja: Ka shumë begati

Nga mëngjesi i sotëm të gjithë besimtarët mysliman filluan agjërimin në shenjë të fillimit të muajit të madh të Ramazanit.

Ahmed Kalaja, hoxha e xhamisë së rrugës së Kavajës ‘Dine Hoxha’, na tregon diçka më tepër rreth këtij muaji të madh.

“Është një muaj i madh, një muaj i begatë. Jo më kot Zoti e zgjodhi këtë muaj për të qenë muaji i Kuranit famëlartë. Madje në disa fjalë profetike tregohet se librat më të rëndësishëm qiellor kanë mbërritur në muajin e Ramazanit. Është një muaj i bekuar, ka shumë begati në të. Është një muaj që në të mbyllen dyertë e ferrit, hapen dyertë e parajsës, prangosen diajtë. Është nata e Kadrit në që vlen më shumë se 1 mijë muaj të marra bashkë, përafërsisht 80 e ca vite, duke adhuruar Zotin”- tha Kalaja.

Një muaj ku e keqja struket për t’i hapur rrugën të mirës dhe mundësisë për të gjithë besimtarët që të përfitojnë nga kjo e mirë. Megjithatë ka një sërë gjërash nga të cilat besimtarët duhet të privohen në respekt të traditës dhe këtij muaji të madh.

Kështu për 30 ditë të gjithë besimtarët mysliman do të agjërojnë deri në ditën e madhe të festës së Bajramit që do të jetë më 9 prill.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu