Mucunski: Maqedonia nuk është e gatshme për ndryshime kushtetuese

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, deklaroi se aktualisht nuk ekzistojnë kushte për ndryshime kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar mungesën e besimit dhe kredibilitetit ndaj shtetit në procesin eurointegrues.
Deklarata u bë gjatë një konference të përbashkët për media me Sekretarin e Përgjithshëm të Kwshillit tw Evropws, Alain Berset, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vend.

“Maqedonia nuk është e gatshme për ndryshime kushtetuese. Ekziston mungesë besimi dhe kredibiliteti në raport me atë që i ofrohet vendit tonë, prandaj në këtë moment nuk ka kushte dhe Qeveria nuk është e gatshme të ndërmarrë hapa drejt zbatimit të ndryshimeve kushtetuese”, deklaroi Mucunski.

Megjithatë, ai theksoi se vendi po vazhdon të ndërmarrë hapa konkretë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, duke përmendur zbatimin e Agjendës Reformuese, harmonizimin me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së, si dhe implementimin e vlerave evropiane.
Sipas tij, përkushtimi i Maqedonisë së Veriut ndaj standardeve dhe vlerave evropiane mbetet i qartë dhe i vazhdueshëm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu