Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Timço Mucunski theksoi se pas gjithçkaje që vitet e fundit ka ndodhur në Maqedoni VMRO-DPMNE është absolutisht kundër që BDI të ketë kryeministër të qeverisë teknike.
“BDI është parti politike që për momentin, lidershipi aktual dhe njerëzit që janë përfaqësues të saj në pushtetin ekzekutiv, çdo ditë i shohim se si janë burim të skandaleve dhe të korrupsionit. Dhe është krejtësisht e papërshtatshme që kuadri nga ajo parti politike të udhëheqë qeverinë e ardhshme”, ka theksuar Mucunski për TV Sitel.
Ai shtoi se është i sigurt se qeveria e ardhshme do të formohet nga VMRO-DPMNE.
“Për ne është e rëndësishme që të kemi partnerë koalicioni, program qeveritar, të kemi politika, të diskutojmë në bazë të parimeve, të kemi një Qeveri që do të ketë për qëllim tërheqjen e investimeve të huaja direkte etj”, shpjegoi Mucunski.