Opinionisti Nijazi Muhamedi, ka reaguar për anashkalimin e gjuhës shqipe, ku thotë: Secila gjuhë, pra edhe shqipja, edhe populli që e flet atë, e ka dinjitetin e vet të pacenueshëm.
Njëfarë “ligji” që po tundet e shkundet si njëfarë “avansimi”, paraqet në fakt talljen më poshtëruese ndaj dinjitetit, prestigjit dhe legjimitetit të saj për të qenë gjuhë zyrtare e kombëtare në trollin e vet dhe në rrafsh të barabartë juridiko-kushtetues me gjuhën tjetër.
Universitetit të Tetovës i bie barra morale dhe institucionale që të organizojë një konferencë-debat rreth kësaj teme dhe për të kundërshtuar e për të ndërprerë këtë soj poshtërimi që i bëhet gjuhes..!