Muhiq: Qëllimi i protestuesve ishte të vrasin Zaevin, Selën dhe disa tjerë

Deputeti dhe profesori universitar Ferid Muhiq, në një intervistë për “Al Jazeera Balkan” deklaroi se qëllimi i protestuesve të cilët u futën në Kuvend ka qenë që në vend të shpallet gjendje e jashtëzakonshme, për të cilën sipas tij, ka pasur skenar të përgatitur.

“Qëllimi ishte të vriten dy ose tre. Zoran Zaevi, Ziadin Sela dhe disa tjerë dhe të mundësohet konflikt më i madh, pastaj të shpallet gjendje e jashtëzakonshme, që e cila tanimë ishte skenar i përgatitur”, deklaroi Muhiq.

Në pyetjen se a mund të vijë deri tek eskalimi i situatës, madje edhe në luftë, Muhiq tha se është përqindje e vogël, por nuk është totalisht e përjashtuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu