Muja: Që nga formimi i Qeverisë “Kurti II”, Kosova është rikthyer në hartën botërore

Armend Muja, kryetar i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, njëherësh anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se viteve të fundit Kosova ishte harruar nga liderët perëndimor por që nga formimi i Qeverisë “Kurti II” është rikthyer në hartën botërore.

Sipas Mujës, gjatë 52 ditëve sa është formuar Qeveria, Kosova është vizituar e ka marrë mbështetje nga shumë vende.

Kosova në hartën botërore: Viteve të fundit Kosova ishte harruar nga liderët perëndimorë. Askush nuk vinte dhe as që na prisnin. Që nga formimi i Qeverisë Kurti II Kosova ka marrë mbështetje nga Presidenti Biden, Sekretari i Shtetit Blinken, Kancelarja Merkel, krerët e BE-së Charles Michel dhe Von der Leyen. Vendi këto 52 ditë është vizituar nga Presidenti Slloven Pahor, Ministri i Jashtëm I Gjermanisë Heiko Maas, i Kroacisë Grlic, Komisioneri për Zgjerim Varhelyi etj. Ministri i Jashtëm Austriak po koordinon mbështetjen me vaksina për Kosovën. Kurti u kthye nga një pritje madhështore në Bruksel. Kosova është rikthyer në hartën botërore”, ka thënë Muja.

Muja thotë se sulmet që po i bëhen Qeverisë janë për pushtet, e jo për shtet.

“Sulmet dhe piskamat e forcave të errëta të rendit të vjetër janë për pushtet, jo për shtet”, ka shkruar Muja në Facebook.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu