Multimilioneri i cili hoqi dorë nga jeta luksoze, që të jetojë në izolim në një ishull të braktisur për 20 vite (VIDEO)

Një ish-multimilioner nuk ka hezituar fare që pronën e tij luksoze ta ndërrojë me një ishull të braktisur, në të cilin jeton tash e 20 vite i vetmuar, raporton Daily Mail.

David Glasheen ishte vendosur në një ishull të vogël në bregun verilindor të Australisë në vitin 1997.

Ai kishte vendosur ta ndryshojë jetën e tij rrënjësisht, pasi kishte humbur plot 6.2 milionë euro në Sydney në tregun e aksioneve gjatë vitit 1987.

Atij i pëlqen kur e vizitojnë miqtë dhe familjarët në ishullin “Restaurimi”, madje një ditë e kishte vizituar për darkë aktori i mirënjohur australian Russell Crowe.

Edhe pas dy dekadave, ai pranon se izolimi dhe vetmia vazhdojnë te jenë pengesat më të mëdha. Në këtë oazë, shoqëri i bën vetëm qeni të cilin ai e quan Poli.

“Nëse gjëra shkojnë mbrapsht, jeta e juaj është në rrezik dhe ju jeni të vetëdijshëm për këtë. Jeta nganjëherë dinë të jetë e vështirë, por kështu funksionon bota. Duhet të ballafaqoheni me atë që është duke ju shkruar mbrapsht”, ka deklaruar ai.

Ai dikur ka qenë president i një kompanie profitabile e cila kërkonte ari nëpër Papa Guinenë e Re. Në kulmin e karrierës së tij, kishte arkëtuar 25.5 milionë euro të cilët i kishte investuar në patundshmëri në Sydney.

Por pas “të martës së zezë” në vitin 1987, ai kishte humbur paratë në tregun e aksioneve. Asokohe kishte gjetur veten mes dilemës të ripërtërij investimet e tij, apo të largohet nga shoqëria dhe gjithçka që e rrethonte.

Tani jeton nga arrat e kokosit dhe gaforret, kurse energjia solare i mundëson që të kyçet në internet. Vazhdimisht përdor ueb-faqet që shfrytëzohen për t’i gjetur vetes partneren, me të cilën do të mund të kalonte pjesën tjetër të jetës.

“Këtu ndihem shumë i vetmuar. Shpresa ime e vetme është që sirena të shfaqet në plazh. Nuk kam shumë persona me të cilët mund të komunikoj. Ndoshta kjo është sfida kryesore për mua”, ka shtuar ai.

Megjithatë, David thotë se gjarpinjtë, merimangat dhe krokodilët janë shumë variante më të mira sesa sulmet terroriste që po e tmerrojnë botën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu