Steve Smith, multimilioneri anglez shpenzon vetëm 10 ose 20 sterlina në ditë.
Ai është 52 vjeç dhe është një ndër njerëzit më të pasur në Britani por ai shpenzon pak sepse gruaja e tij nuk e lejon me pretekstin që ai është dorë lëshuar.
Themeluesi i “Poundland”, rrjetit të dyqaneve që shet objekte për 1 sterlinë secilën, e shiti kompaninë për 50 milionë sterlina dhe gjysmat e parave ua dha prindërve.
Ai jeton në një shtëpi me 13 dhoma gjumi në Shropshire, ka makina luksoze, por portofoli i tij është bosh.
Smith e nisi punën e tij si sipërmarrës me një karrocë të thjeshtë, ndërsa më pas falë mbështetjes së prindërve hapi dyqanin dhe që nga ai mument suksesi i tij ka ardhur në rritje.










