Aktorja dhe këngëtarja amerikane, Suzanne Somers nuk i fsheh asetet e saj, të paktën kur është fjala për pamjen.
Edhe pse tashmë ka shkelur në dekadën e tetë të jetës, ajo nuk heziton që para kamerave të mbajë veshje të shkurtëra dhe të qëndrojnë krah për krah me koleget e saj më të reja, dhe në asnjë moment të mos duket pa shije.
Nëse shikoni vetëm në këmbët e saj, por duke mos e ditur se kush është, ndoshta nuk do t’ju shkonte në mendje se fjala është per një shtatëdhjetëvjeçare.
Në prag të kremtimit të çmimit Golden Globe ajo u shfaq me një fustan të artë me mëngë të shkurtra dhe dekolte të thellë, që nxjerr në pah figurën e saj dhe me të vërtetë shkëlqeu.
“Kur isha e re, njerëzit në vitet gjashtëdhjetë dhe shtatëdhjetë të jetës ose dilnin në pension ose vdisnin. Unë nuk jam as edhe afër kësaj, duhet të ketë diçka në mënyrën se si kujdesem për shëndetin tim. Unë do të jetoj 110 vjet”, tha Suzanne me buzëqeshje.
Në vitin 2000, ajo u diagnostikua me kancer të gjirit, të cilin arriti t’a mposhtë, ndërsa tash stërvitet rregullisht me një trajner dhe i përmbahet ushqimit organik.