“Mund të mos ndodhë”, Kiara flet për Luizin: Do zgjedh njeriun e jetës, duhet ta mendoj mirë

Marrëdhënia Kiara-Luiz është një ndër më të komentuarat e momentit. Mbrëmjen e djeshme pati një ballafaqim mes dyshes në shtëpinë e Big Brother, por Kiara sërish nuk dha një përgjgije definitife nëse ndjen diçka për Luizin apo jo, edhe pse ky i fundit ia ka shprehur pëlqimin që ditën e parë.

Pas spektaklit duke biseduar me Diolën, Kiara tha se është një një moshë kur duhet të mendohet pasi do të zgjedhë njeriun e jetës.

Kiara: Mund të ndodhë, mund të mos ndodhë, prandaj i bie ta mendoj mirë sepse personi që do zgjedh tani do jetë personi që do kaloj jetën. Është hap shumë i madh.

Diola: Shumë e vërtetë. Unë mendoj që në këtë fazë, ti në mënyrë absolute këtë hap nuk duhet ta marrësh këtu brenda. Duhet t’i japësh kohë dhe ta njohësh jashtë. Nuk mjafton të jesh vetëm dhe të kesh 1 milion shqiptarë që po të shohin.

Kiara: Banorëve të tjerë nuk i intereson fare as Luizi as unë, por thjesht zgjedhin disa opinione, disa kunja që më duken të neveritshme se i shfrytëzojnë për anën e tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu