Kërcitja e gishtave për pak i ka kushtuar jetën një djali, i cili hapi një plagë ekzistuese, gjë që bëri që ai të infektohej nga baktere mishngrënëse.
Antoine Boylston, 31-vjeç, kërciti gishtat e tij pa qenë i vetëdijshëm, kur po punonte në prill të vitit 2016, gjë që bëri që gishti i tij i vogël të infektohej.
Infeksioni iu përhap në dorë dhe në parakrah, duke i shkaktuar një gjendje të rrezikshme për shëndetin dhe jetën e tij.
Pasi iu nënshtruan operacioneve që përfshinin prerjen e krahut për të parandaluar përhapjen e infeksionit, Boylston, i cili kishte “sëmundjen e grënies së mishit”, tani ka vetëm dy gishta që funksionojnë në dorën e djathtë.
Ai tha: “Mjekët paralajmëruan se mund ta humbisja dorën, por nëse do të kisha pritur më shumë mund të kisha humbur të gjithë krahun ose të vdisja”.
Brenda disa orëve pas kërcitjeve të gishtave Boylston ndihej jashtëzakonisht keq, gjë që e bëri atë të mendonte se po vuante dhimbjen e një gishti të thyer.
Megjithëse Boylston iu dha një ndihmë urgjente, por pavarësisht kësaj ai pësoi dëmtime të rënda në dorë dhe në parakrah./tvklan.al










